Sportet E Tjera
Kinezët fituan titullin e 12-të radhazi në pingpong
11.05.2026 14:48
Përfaqësuesja meshkujve të Kinës në pingpong fitoi titullin e 12-të radhazi...

Përfaqësuesja meshkujve të Kinës në pingpong fitoi titullin e 12-të radhazi kampion bote në konkurencë ekipore, pasi në finalen e botërorit në Londër mposhti Japoninë me rezultat 3-0.
Kinezët kështu ruajtën suksesin e tyre perfekt në kampionatet botërore në shekullin XXI, pasi humbjen e fundit në finale e kishin pësuar në vitin 2000 nga Suedia.
Më herët, edhe pingpongistet kineze fituan për herë të shtatë radhazi titullin kampion bote po në konkurencë ekipore, pasi në finale gjithashtu mposhtën Japoninë me rezultat 3-2. Kina dhe Japonia u përballën për herë të gjashtë radhazi në finalen ekipore të Kampionatit Botëror dhe në të gjashta rastet fituan kinezet.
