Sportet E Tjera

Martin triumfoi pas 588 ditësh

11.05.2026 17:01

Spanjolli Jorge Martin me Aprilia fitoi Çmimin e Madh të Francës...

Spanjolli Jorge Martin me Aprilia fitoi Çmimin e Madh të Francës në pistën “Le Mans” në kategorinë MotoGP, që ishte gara e pestë e kampionatit botëror të motociklizmit.
 
Për Martinin kjo ishte fitorja e parë në MotoGP pas 588 ditësh. Kampioni aktual botëror në këtë kategori, spanjolli Marc Marquez, iu nënshtrua me sukses një operacioni të dielën në Madrid pas rrëzimit të së shtunës.
 
Në renditjen e përgjithshme kryeson Bezzecchi me 128 pikë, ndërsa Martin është i dyti me një pikë më pak. Vendin e tretë e mban italiani Fabio Di Giannantonio me 84 pikë.