Botë

Kryeministri turk Ahmet Davutogllu dha dorëheqje

09.06.2015 20:36

Kryeminsitri turk Ahmet Davutogllu sot pasdite dha dorëheqje nga funksioni, në kuadër të procedurës për zgjedhje të qeverisë së re pas zgjedhjeve parlamentare të së dielës...

Kryeminsitri turk Ahmet Davutogllu sot pasdite dha dorëheqje nga funksioni, në kuadër të procedurës për zgjedhje të qeverisë së re pas zgjedhjeve parlamentare të së dielës, por do të vazhdojë ta kryejë detyrën deri në zgjedhjen e kabinetit të ri qeveritar, kumtoi Kabineti i presidentit të Turqisë, Rexhep Taip Erdogan.
 
Në zgjedhjet e së dielës, Partia e Drejtësisë dhe Zhvillimit (AKP) e Davutogllut fitoi më së shumti vota, por e humbi shumicën e deritanishme parlamentare, me çka për herë të parë pas tre cikleve zgjedhore nuk është në mundësi vetë ta drejtojë vendin.
 
Analistët në Ankara vlerësojnë se në kushte të këtilla AKP mund të tentojë të arrijë koalicion me ndonjërën nga tre partitë e tjera që fituan vende deputetësh në Parlament, proces i cili do të mund të zgjaste me javë, apo të tentojë vetë të formojë qeveri të pakicës, për çka sërish do t'i nevojitet mbështetja nga ndonjëra nga partitë parlamentare.
 
Pritet që pas shpalljes së rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve, gjatë javës së ardhshme Erdogan t'i japë mandat që Davutogllu të formojë qeveri të re, me çka zyrtarisht do të illojë periuha 45-ditëshe në të cilën duhet të zgjedhet Kabineti qeveritar.
 
Lideri i Partisë djathtiste e aksionit nacionalist (MHP), Devlet bahçeli e kushtëzoi formimin e koalicionit qeveritar me AKP-në, me heqjen dorë të saj nga ideja për ndryshim të Kushtetutës dhe rritjen e autorizimeve për shefin e shtetit dhe me ripërtëritjen e procesit gjyqësor pë korrupsion kundër isa ish-ministrave nga radhët e Partisë së Drejtësisë dhe Zhvillimit.
 
Nga ana tjetër, Partia kurde demokratike e popujve (HDP) e përjashtoi mundësinë për pjesëmarrje në çfarëdo lloj koalicioni me AKP-në.
 
Në matematikën paszgjedhore përmendet edhe mundësia pë koalicion të AKP-së me socialdemokraten Partia republikane popullore (CHP), por varianti i tillë konsiderohet se është me pak gjasa.
 
CHP mund të formojë koalicion me partinë e Bahçelit, por për të siguruar shumicë parlamentare, nevojitet pjesëmarrja edhe e Partisë kurde demokratike të popujve (HDP). Por, për një koalicion të tillë nevojitet MHP të pranojë aleancë me partinë kurde HDP, që, sipas analistëve turq, është akoma më pak e besueshme./mia