Botë
Izraeli e liroi kryetarin e Parlamentit palestinez
09.06.2015 21:51
Kryetari i Parlamentit palestinez Abdel Aziz al Duaik sot është liruar nga burgu izraelit...

Al Duaik është arrestuar më 16 qershor të vitit 2014 në Bregun Perëndimor në një operacion izraelit, në të cilin gjurmonte për tre izraelitë të rinj, të rrëmbyer katër ditë paraprakisht. Trupat e izraelitëve janë gjetur më 30 qershor. Të paktën 2.000 palestinezë janë arrestuar nga autoritetet izraelite në Bregun Perëndimor dhe në Jerusalemin Lindor.
Midis të arrestuarve ishin edhe 12 deputetë palestinezë nga gjithsej 130, midis të cilëve edhe Al Duaik. Autoritetet izraelite e akuzuan lëvizjes islamiste palestineze Hamas për rrëmbim dhe vrasjen e të rinjve izraelitë.
Vrasha e izraelitëve shkaktoi dhunë, që në verën e vitit 2014 kulminuan me luftë në Rripin e Gazës, e cila vazhdoi në vjeshtë në Jerusalem dhe në Bregun Perëndimor.
Parlamenti palestinez nuk ka mbajtur seancë nga viti 2007 për shkak të tensioneve midis lëvizjes Fatah të presidentit Mahmud Abaz dhe Hamas, që solli deri në persekutim të mbështetësve të Fatahut nga Rripi i Gazës./mia
