Maqedoni
Vazhdimi i seancës së 53-të kuvendore
10.06.2015 09:28
Kuvendi i Republikës së Maqedonisë, sot në suaza të vazhdimit të parë të seancës së 53-të...

Kuvendi i Republikës së Maqedonisë, sot në suaza të vazhdimit të parë të seancës së 53-të, do të shqyrtojë ndryshime dhe plotësime të shumë ligjeve nga fusha e arsimit, financat, drejtësia, politika bujqësore dhe sociale të cilat duhet të sillen sipas procedurës së shkurtuar.
Në rendin e ditës janë ndryshimet e ligjeve për hipotekë dakorduese, për toka ndërtimore, për arsimin e lartë dhe për institucionet e arsimit të lartë për arsimin e kuadros mësimore në edukimin parashkollor, arsimin fillor dhe të mesëm, ndryshimet dhe plotësimet e ligjeve për falimentim, për arsimin fillor dhe të mesëm, për tokat bujqësore, për ekspertizë, për mbrojtje të trashëgimisë kulturore, si dhe plotësimet e ligjeve për sigurim shëndetësor, për agjencitë për punësime të përkohshëm, për vlerësim, për ndihmën e parë falas, për familje, për mbrojtje sociale dhe për Avokaturën e shtetit.
Para deputetëve janë edhe Propozim-ligji për ratifikim të marrëveshjes kornizë mes Republikës së Maqedonisë të përfaqësuar nga ana e Qeverisë të Republikës së Maqedonisë dhe Komisioni Evropian për procedurat për zbatim të ndihmës financiare nga Unioni për Republikën e Maqedonisë në kornizat e zbatimit të ndihmës sipas Instrumentit për ndihmë parainkuadruese (IPA II), si dhe propozim-ligji për ratifikim të Marrëveshjes mes Qeverisë të Republikës së Maqedonisë dhe Këshillit të ministrave të BeH-së për këmbim dhe mbrojtje të përbashkët të informatave të klasifikuara.
Kuvendi duhet t'i shqyrtojë edhe propozim ligjet për detyrime të Republikës së Maqedonisë te Banka për zhvillim pranë Këshillit të Evropës pas marrëveshjes kornizë për hua për financim të projektit për ndërtim dhe modernizim të qendrës klinike Nënë Tereza në Shkup dhe spitali klinik rajonal në Shtip, si dhe te Banka për zhvillim pranë Këshillit të Evropës pas marrëveshjes kornizë për hua për financim të projektit për ndërtim dhe modernizim të qendrës klinike Nënë Tereza në Shkup dhe spitali klinik rajonal në Shtip, të dyja sipas procedurës së shkurtuar.
Në seancë është edhe raporti vjetor për punën e Agjencisë për supervizion të sigurimit të kapitalit pensional të financuar në vitin 2014./mia
