Maqedoni

Liderët politikë të Maqedonisë në takim me Han në Bruksel

10.06.2015 09:34

Liderët e katër partive politike më të mëdha në Republikën e Maqedonisë...

Liderët e katër partive politike më të mëdha në Republikën e Maqedonisë, Nikolla Gruevski, (VMRO-DPMNE), Zoran Zaev (LSDM), Ali Ahmeti (BDI) dhe Menduh Thaçi (PDSH), sot do të kenë rreth pesë orë e gjysmë  kohë, të cilën eurokomisari për negociata dhe zgjerim Johanes Han,  do ta ndajë për ta me qëllim që të arrihet marrëveshje përfundimtare për t'i dhënë fund krizës politike në vend.
 
Siç lajmëron korrenspondenti i MIA-s nga Brukseli, burime të larta të KE-së konfirmuan se në mbledhjen e sotme që do të mbahet në sallën për mbledhje në ndërtesën "Berlemont" të KE-së në Bruksel, është konfirmuar prania e katërshes politike të Maqedonisë. Derisa nga ana e BE-së, krahas komisarit Han, pritet të marrë pjesë vetëm raportuesi për Maqedoninë nga Parlamenti Evropian, Ivo Vajgëll.
 
Sipas informatave të Qeverisë joformale të BE-së, së pari janë parashikuar 45 minuta takime të ndara të komisarit Han me Zaev dhe delegacionin e tij në të cilin janë edhe Renata Deskoska-Trenevska dhe Radmilla Shekerinska (të parashikuara  për në orën 11:00), si dhe me kryeministrin Gruevski, i cili vjen me Martin Protogjer, Nikolla Poposkin dhe Nikolla Todorov, ndërsa është parashikuar të mbajë takim bilateral me komisarin në orën 12:15 minuta.
 
Pas "takimeve bilaterale" me Zaevin dhe Gruevskin, rreth orës 13:00 pritet katërshja e liderëve politikë nga Maqedonia, plus Han dhe Vajgëll të ulen në tryezë të përbashkët dhe të dakordohen për  t'i vënë fund krizës politike. Ajo që është e sigurtë është se Han ka kohë për marrëveshje, deri në orën 17:30-18:00, sepse më vonë ka aktivitete të tjera.
 
Kjo do të thotë se eurokomisari  për negociata për zgjerim ka ndarë pesë orë e gjysmë për marrëveshje, e cila pritet sot të jetë përfundimtare.
 
Në mbledhjen në Bruksel, të gjitha pritjet e KE-së janë se do të arrihet marrëveshje,  sepse nëse liderët  politikë të Maqedonisë  nuk e bëjnë këtë,  veçanërisht pas kornizës së arritur, atëherë do të ulet entuziazmi për ndërmjetësim i Han, ndërsa është e mundur që ai të heq dorë  edhe nga negociatat e mëtutjeshme dhe të njejtat t'i ndërmjetësojë euroambasadori në Maqedoni, Aivo Orav.
 
Paralajmërimet janë se korniza e dakorduar e mbledhjes në Shkup javën e kaluar është hapësira në të cilën pritet të lëvizin negociatat e sotme dhe të njejtjat të përfundojnë  me organizim të  zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në muajin prill të vitit të ardhshëm, derisa ndërkohë do të punohet  në përmirësimin e Kodit zgjedhor, reforma në gjyqësi, qeverisje e përforcuar e së drejtës dhe liria e shprehjes/mediat.
 
Sipas paralajmërimeve nga Brukseli zyrtar, nëse dikush nga liderët politikë sot i minon negociatat me kërkesa joreale dhe plotësuese ose nëse më vonë nuk e respekton marrëveshjen e mundshme, direkt do të jetë fajtor për ngecje në integrimet euro-atlantike të Maqedonisë.
 
Arsyeja është se KE-ja veçmë punon në progres raportin për Maqedoninë, të cilin pritet ta dorëzojë më 13 tetor, ndërsa i cili nëse sot nuk ka marrëveshje, pothuajse e sigurtë që nuk do të ketë rekomandim për hapje të negociatave inkuadruese, që KE-ja e ka bërë në gjashtë vitet e fundit./mia