Ekonomi
Një delegacion i Odës ekonomike në Kongresin e odave botërore në Torino
10.06.2015 09:37
Një biznes-delegacion i Odës ekonomike të Maqedonisë prej sot deri më 12 qershor do të marrë pjesë në Kongresin e 9-të to odave në Torino, Itali...

Siç kumtoi Oda, pjesëmarrja në këtë kongres është mundësi e shkëlqyer për zgjerimin e kontakteve afariste, zhvillimin dhe fitimin e njohurive të reja, këmbimin e përvojave dhe vendosjen e bashkëpunimve të reja afariste.
Kongresin botëror të odave e organizon Federata botërore e odave dhe mbahet çdo dy vit në rajone të ndryshme të botës. Ky është forumi ndërkombëtar i vetëm për liderë biznesi dhe të odave, vend i cili ofron mundësi për ndarjen e përvojave më të mira praktike, për këmbimin e ideve, zhvillimin e rrjeteve, vendosjen e kontakteve në interes të biznes çështjeve më të reja të cilat ndikojnë në bashkësi prej ku vijnë, si dhe marrjen e informacioneve për fushat e reja të inovacionit të odave në mbarë botën.
Në kongres do të marrin pjesë përfaqësues të mbi 600 odave nga e mbarë bota, biznes asociacione dhe kompani të cilat do të participojnë në 20 punëtori, tre sesione plenare, katër sesione për garë dhe gjatë së cilave mbi 100 ekspertë do t'u japin këshilla praktike, do t'u mundësojnë odave dhe bashkësive të biznesit t'i përmirësojnë dhe t'i zhvillojnë shërbimet, si dhe të fitojnë përvojë më të madhe profesionale.
Njëherësh, në kuadër të Kongresit botëror të odave do të realizohen biznes-takime midis të gjithë pjesëmarrësve që është mundësi për lidhjen e kompanisë - lidere në një industri të veçantë, asociacion, odë, nga njëra anë, me përfaqësues të kompanive, odave, asociacioneve nga ana tjetër, nga secili vend.
Biznes delegacionin e Maqedonisë e kryeson nënkryetarja e Odës ekonomike, Jelisaveta Georgieva./mia
