LPFM- java e 32-të, Sileksi – Arsimi me transmetim direkt në TVM2
14.05.2026 15:12
Java e 32-të e LPFM-së, do të jetë e ndarë në dy ditë të ndryshme...

Java e 32-të e LPFM-së, do të jetë e ndarë në dy ditë të ndryshme, sipas programit të ndeshjeve të përcaktuar nga FFM-ja. Sfidat fillojnë të premten, me derbin e kreut mes Struga T.L dhe Vardarit, që është shumë i rëndësishëm për titullin kampion. Ndërsa Shkëndija, do të përballet me Breren në stadiumin e qytetit në Tetovë.
Të dyja ndeshjet do të nisin në orën 16:00. Në transmetim direkt të njëjtën ditë në TVM2, do të mund ta ndiqni ndeshjen Sileksi – Arsimi.
Çegranasit do kërkojnë pikët të cilat do ju mundësoni mbetjen direkte në elitë për sezonin e ardhshëm. Ditën e shtunë java do të mbyllet me sfida mjaft emocionuese.
Në Kumanovë,”bahçexhinjët” do të presin Makedonija Gj.P dhe do orvaten 90 minuta para fundit të sezonit të sivjem të sigurojnë mbetjen direkte. Ndërsa, në derbin lokal të skuadrave që sezonin e ardhshëm do luajnë në Ligën e Dytë, do përballen Shkupi – Rabotnicki.
Në Kavadar, do përballen Tikveshi–Pelisteri. Takim ky mjaft I rendësishëm për skuadrën udhëtuese. (Gazetar: Safet Ademi)
