Futboll, Feta e Saitoski fitojnë kupën e Sllovenisë
14.05.2026 15:13
Skuadra e Aluminijit fitoi me 1:0 ndaj Grosuplje në finalen e zhvilluar në Celje

Skuadra e Aluminijit fitoi me 1:0 ndaj Grosuplje në finalen e zhvilluar në Celje dhe për herë të parë në histori fituan Kupën e Sllovenisë. Finalja e pazakontë, por interesante, përfundoi me festë për Aluminijin. Ishte një ndeshje shumë e barabartë, ku përparësinë numerike Aluminij e shfrytëzoi përmes Sussos në minutën e 78-të.
Për Aluminijin, për të cilët luajtën shkupjani Behar Feta dhe Emir Saitoski, ky është suksesi më i madh në historinë e klubit. Gjatë verës, Aluminij me këta futbollist do të luajë në kualifikimet për Ligën e Evropës. (Gazetar: Safet Ademi)
