Aliji me Dinamo City fiton kupën e Shqipërisë
14.05.2026 15:14
Dinamo City e mbyll me trofe sezonin, pasi mposhti 3-2 Egnatian në finalen e Kupës së Shqipërisë

Dinamo City e mbyll me trofe sezonin, pasi mposhti 3-2 Egnatian në finalen e Kupës së Shqipërisë, sukses që përsëritet për të dytin vit radhazi. Në finalen e zhvilluar në stadiumin Air Albania Stadium, skuadra tiranase triumfoi 3-2 ndaj Egnatias, mes spektaklit dhe emocioneve. Minutën e 6-të, Egnatia mbeti me 10 lojtarë pas kartonit të kuq të Bakajokos.
Dinamo përfitoi nga superioriteti numerik dhe mori kontrollin e lojës. Mbrojtësi kumanovar Naser Aliji, për 90 minuta ishte në fushën e lojës tek Dinamo dhe në minutën e 77 u ndëshkua me karton të verdhë. (Gazetar: Safet Ademi)
