Inter Milan e fitoi kupën për herë të dhjetë
14.05.2026 15:16
Futbollistët e Interit për herë të dhjetë në histori janë fitues të Kupës së Italisë

Futbollistët e Interit për herë të dhjetë në histori janë fitues të Kupës së Italisë, pasi në finalen e zhvilluar në Romë e mposhtën Lazio me rezultat 2:0. Suksesi i kampionëve të Italisë në finalen kundër Lazios ka gëzuar edhe shtatë klube të tjera, veçanërisht Atalanta. Berat Gjimshiti me shokë tashmë kanë nevojë vetëm për një pikë për të siguruar pjesëmarrjen në Conference League.
Triumfi i Interit në finale është lajm i mirë gjithashtu edhe për Napoli, Juventus, AC Milan, AS Roma dhe Como 1907, të cilat nëse nuk sigurojnë vend në Champions League, mund të luajnë në Europa League. (Gazetar: Safet Ademi)
