Maqedoni
Seanca të shtatë komisioneve kuvendore
10.06.2015 09:48
Në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë sot do të mbajnë mbledhje komisionet për arsim...

Në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë sot do të mbajnë mbledhje komisionet për arsim, shkencë dhe sport, për çështje ekonomike, për transport, lidhje dhe ekologji, për financim dhe buxhet, për punë dhe politikë sociale, për sistem politik dhe marrëdhënie mes bashkësive dhe Komisioni juridiko-ligjdhënës.
Para Komisionit për arsim janë ndryshimet dhe plotësimet e ligjeve për arsimin fillor dhe të mesëm, të dyja në lexim të dytë dhe me procedurë të shkurtuar, si dhe ndryshimet e ligjit për arsim sipëror dhe për institucionet e arsimit të lartë për arsim të kuadrit arsimor në edukimin parashikollor, arsimin fillor dhe të mesëm, të dyja me procedurë të shkurtuar, në lexim të dytë, të parashtruar nga deputetët Rafis Aliti, Talat Xhaferi, Ejup Rustemi, Ilija Dimovski dhe Olga Najdenovska.
Komisioni për çështje ekononike do ta shqyrtojë Propozim ligjin për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për falimentim me procedurë të shkurtuar në lexim të dytë, Komisioni për transport do të debatojë rreth ndryshimeve të Ligjit për tokë ndërtimore me procedurë të shkurtuar, në rend dite të Komisionit për financim dhe buxhet është Propozim-ligji për detyrim të Republikës së Maqedonisë tek Banka për zhvillim pranë Këshillit të Evropës rreth Marrëveshjes kornizë për hua për financim të Projektit për ndërtim dhe modernizim të qendrës klinike Nëna Terezë në Shkup dhe spitali rajonal klinik në Shtip, me procedurë të shkurtuar në lexim të dytë, ndërsa para Komisionit për punë dhe politikë sociale janë plotësimet e Ligjit për agjencitë për punësime të përkohshme, me procedurë të shkurtuar në lexim të dytë.
Komisioni për sikstem politik dhe marrëdhënie mes bashkësive do t'i shqyrtojë ndryshimet e Ligjit për hipotekë dakorduese me procedurë të shkurtuar në lexim të dytë, ndërsa anëtarët e Komisionit juridiko-ligjdhënës duhet të debatojnë rreth të gjitha pikave, që janë në rend dite në komisionet e tjera./mia
