MZT Skopje – Maxhari finalistët e “play off-it”
14.05.2026 15:19
MZT Skopje do të luajë kundër Maxharit, në finalen e finalen e “play off-it”...

MZT Skopje do të luajë kundër Maxharit, në finalen e finalen e “play off-it”, për titullin kampion vendor i basketbollit, pasi në “ndeshjen vendimtare” e mposhti bindshëm Pelisterin me rezultat 87:58. Vendimtare ishte çereku i tretë, të cilin kampioni aktual e fitoi me lojë dominuese dhe seri të madhe pikësh, duke e kthyer pjesën e parë të barabartë në një fitore të thellë. Marin Petkov ishte lider me 23 pikë dhe shtatë asistime, ndërsa Mekejden realizoi “double-double”.
Skuadra tjetër nga paralagjeja Maxhari, me eliminimin e TFT-së, në “play off” ka bërë rezultatin më të madh në historinë e tyre. Këta në ndeshjen vendimtare iu gëzuan fitores me 71:69-të dhe për herë të parë do luaj për titullin kampion.
Ndryshe nga këta skuadra e MZT Skopje, për herë të 14-të radhazi do të luajë në finale dhe do ta ketë përparësinë e fushës vendase. (Gazetar: Safet Ademi)
