Klivlendi i afrohet finales së play-off-it në Lindje
14.05.2026 15:21
Cleveland Cavaliers morën një fitore dramatike 117-113 ndaj Detroit Pistons...

Cleveland Cavaliers morën një fitore dramatike 117-113 ndaj Detroit Pistons, duke kaluar në epërsi 3:2 në serine e fitoreve gjysmëfinale duke bërë një hap gjigant drejt finales së Konferencës së Lindjes në NBA. Kundër skuadrës me bilancin më të mirë në Lindje gjatë sezonit të rregullt (60:22), shkëlqyen James Harden me 30 pikë, paraqitja e tij më e mirë në këtë play-off, dhe Donovan Mitchell me 21 pikë.
Ndeshja e gjashtë gjysmëfinale do të luhet në fushën e Cavaliers pas dy ditësh. Fitorja do ta dërgonte Clevelandin në finalen e Konferencës Lindore kundër Neë York Knicks. Nëse Detroit fiton, do të luhet ndeshja e shtatë në fushën e tyre të dielën. Cleveland Cavaliers nuk kanë arritur në këtë fazë që nga viti 2018, sezoni i fundit kur për ta luajti LeBron James. (Gazetar: Safet Ademi)
