Tenis ndërkombëtar, tymi nga finalja ndërpret ndeshjen Darderi-Jodar

14.05.2026 15:22

Një episod i veçantë ka ndodhur gjatë turneut Master 1000 të Romës...

Një episod i veçantë ka ndodhur gjatë turneut Master 1000 të Romës. Ndeshja çerekfinale mes Rafael Jodarit dhe Luciano Darderit u detyrua të ndërpritej për shkak të tymit. Kjo ndodhi në fund të setit të parë, kur spanjolli ishte përpara 6-5 15-0. 
 
Tymi i fishekzjarreve të hedhura në stadiumin “Olimpico”, ku u luajt finalja e Kupës së Italisë mes Interit dhe Lacios, arriti deri në “Foro”, duke shkaktuar probleme në sistemin e arbitrimit elektronik, kështu që ndeshja u ndërpre për shumë minuta. 
 
Pas një beteje prej më shumë se 3 orësh, Darderi arriti të fitonte ndaj Jadar dhe të kualifikohej për në gjysmëfinale të Master 1000 të Romës, ku do përballet me Casper Ruud. (Gazetar: Safet Ademi)