Shëndet

Njerëzit kreativë, të prirur për t’u prekur nga sëmundjet mendore

10.06.2015 10:16

Personat që kanë prirje artistike kanë më shumë gjasa të preken nga sëmundje mendore, si skizofrenia dhe çrregullimi bipolar...

Për shembulll, një aktor ka më shumë mundësi që të ketë gene që shkaktojnë shfaqjen e këtyre sëmundjeve mendore, sesa një njeri që punon si fermer.
 
Të dhënat vijnë nga një grup shkencëtarësh islandezë, të cilët sugjerojnë se ADN – ja që shkakton ‘energji maniake’ (vërshim energjie) dhe mendime të pazakonta që lidhen me disa gjendje psiqike, ndihmon gjithashtu në krijimtari më të madhe tek individët.
 
Shumë aktorë të famshëm, komedianë e shkrimtarë kanë rrëfyer për problemet e tyre me sëmundjet mendore.
 
Stephen Fly dhe Catherine Zeta – Jones për shembull, të dy vuajnë nga çrregullimi bipolar, i njohur ndryshe si ‘depresioni maniak’, një formë depresioni tepër i rëndë si dhe lumturi ekstreme.
 
Ndërsa piktori Van Gogh, i konsideruar gjeni, shfaqte sjellje vetëshkatërruese.
 
Për realizimin e këtij studimi, shkencëtarët vëzhguan genet e personave që vuanin nga skizofernia dhe çrregullimi bipolar.
 
Ata panë se individët e shëndetshëm, me profesion aktorë, balerinë, muzikantë, kanë më shumë gjasa që të mbartin këto lloj genesh.
 
Në këtë studim u vëzhguan mbi 250 mijë persona, ndërsa të dhënat u publikuan në revistën “Nature Neuroscience”.