Hendboll, Maqedonia një hap larg Botërorit
15.05.2026 14:06
Përfaqësuesja e Maqedonisë në hendboll për meshkuj, ka bërë një hap të madh drejt sigurimit të pjesëmarjes në botërorin e “Gjermania 2027”...

Përfaqësuesja e Maqedonisë në hendboll për meshkuj, ka bërë një hap të madh drejt sigurimit të pjesëmarjes në botërorin e “Gjermania 2027”, pasi në ndeshjen e parë të balotazhit në Preshov me 31:24 e mundi Sllovakinë.
Të përzgjedhurit e trajnerit Llazarov, që në pjesë e parë krijuan epërsi të mirë dhe me 18:13 shkuan në pushim. Në vazhdim të lojës e kontrolluan rezultatin dhe zhvillimet në parket, ashtu që sllovakëve nuk iu lejuan të mernin nën kontroll lojën. Kështu me 7 gola eprësi në ndeshjen e kthimit hendbollisët e vendit janë pran sigurimit të pjesëmarjes së tetë radhazi në Kampiona botëror ose dhe të dhjetën pjesëmarje në historinë e saj.
Kapiteni Filip Kuzmanovski ishte lider në terren me dhjetë gola të shënuar nga 14 goditje, ndërsa Llazarevski ishte maksimalisht preciz nga shtat metërshi ku shënoi 7 nga 7. Portieri Tomovski pati 9 pritje. Te Sllovakia, nga katër gola shënuan Martin Machác dhe Lukásh Briatka. Ndeshja e kthimit ndërmjet këtyre dy përfaqësueseve zhvillohet më 17 maj (e diel), nga ora 19:00, në Shkup dhe Maqedonia, ka mundësinë që në këtë takim vetëm të vërtetojë vizën për botërorin e ardhshëm. (Gazetar: Safet Ademi)
