Tenis – WTA 1000, Svitolina dhe Gauff luajnë për titull e parë këtë vit

15.05.2026 14:08

Në finalen e turneut të tenisit për femra WTA 1000 në Romë do të përballen amerikania Coco Gauff dhe ukrainasja Elina Svitolina...

Në finalen e turneut të tenisit për femra WTA 1000 në Romë do të përballen amerikania Coco Gauff dhe ukrainasja Elina Svitolina. Gauff në gjysmëfinale e mposhti rumunen Sorana Cîrstea me rezultat 6-4, 6-3, ndërsa Svitolina triumfoi ndaj polakes Iga Świątek, fituese tri herë e turneut të Romës, me rezultat 6-4, 2-6, 6-2.
 
Për Gauff, 22-vjeçare, kjo është paraqitja e dytë në finalen e Romës. Vitin e kaluar ajo humbi nga favoritja vendase Jasmine Paolini. Ndërkohë, 31-vjeçarja Svitolina ka qenë dy herë fituese e këtij turneu, në vitet 2017 dhe 2018. Gauff të shtunën do të përpiqet të fitojë titullin e saj të parë WTA në vitin 2026. Deri më tani ajo ka luajtur vetëm në finalen e Miamit, ku humbi nga bjellorusja Aryna Sabalenka. Nga ana tjetër, Svitolina ka arritur në finalen e tretë këtë vit: në Auckland doli fituese, ndërsa në Dubai humbi ndeshjen finale. (Gazetar: Safet Ademi)