Anglezët ëndërrojnë Botërorin

15.05.2026 14:11

Në Angli kanë nisur të ëndërrojnë seriozisht për Kupën e Botës 2026...

Në Angli kanë nisur të ëndërrojnë seriozisht për Kupën e Botës 2026 dhe mediat britanike kanë bërë tashmë parashikimet e para për rrugën që mund të ndjekin “Tre Luanët” drejt finales së madhe. Sipas skemës së re të shortit të vendosur nga FIFA, Anglia ka shmangur përballje të mëdha në fazat e hershme të turneut. Nëse fiton grupin, skuadra e drejtuar nga Thomas Tuchel nuk mund të përballet me Spanjën apo Argjentinën para gjysmëfinaleve, ndërsa një duel me Francën mund të ndodhë vetëm në finale.
 
Trajneri gjerman mori drejtimin e Anglisë në vitin 2024 me objektivin e madh për t’i sjellë kombëtares titullin e dytë botëror pas triumfit historik të vitit 1966. Në fazën e grupeve, Anglia do të përballet me Kroacinë, Ganën dhe Panamanë. Nëse mbyll grupin në vendin e parë, më pas mund të ketë përballje ndaj Meksikës në 1/8-at, Brazilin në çerekfinale dhe Argjentinës në gjysmëfinale. Skenari i ëndrrave për anglezët do të ishte një finale ndaj Spanjës në “MetLife Stadium”, aty ku mund të vendoset kampioni i ri i botës. Megjithatë, edhe nëse Anglia e mbyll grupin në vendin e dytë, rruga mbetet e hapur.
 
Në atë rast, anglezët mund të përballen me Kolumbinë, Spanjën, Belgjikën dhe Francën përpara një finaleje të mundshme ndaj Argjentinës. Ndërkohë, ekziston edhe mundësia që Anglia të avancojë si një nga skuadrat e treta më të mira, por në këtë rast skenarët bëhen shumë më kompleksë dhe gjithçka do të varet nga rezultatet e fazës së grupeve.