Shëndet
Aprovohet Viagra e parë për femra
10.06.2015 10:17
Femrat shumë shpejt do të kenë mundësinë që të marim versionin femëror të Viagrës, pas aprovimit nga ekspertët amerikanë...

Femrat shumë shpejt do të kenë mundësinë që të marim versionin femëror të Viagrës, pas aprovimit nga ekspertët amerikanë, të cilët i kanë dhënë dritë jeshile hedhjes në treg të pilulës që rrit dëshirën seksuale.
Siç shkruan “DailyMail”, paneli administrativ i Ushqimit dhe Ilaçeve në SHBA, votoi në favor të Viagrës së prodhuar nga kompania “Sprout Pharmaceutical”, flibanserin.
Megjithatë, ekspertët ngritën shqetësimin e efekteve anësore të ilaçit, që përfshin lodhje, presion të ulët të gjakut dhe gjendje të fikti.
Ndaj, si kusht për dhënien e dritës jeshile të Viagras për femra, paneli i ekspertëve kërkoi nga kompania që të zhvillojnë një plan për të menaxhuar rreziqet e saj.
