Shëndet

Ndotja e ajrit përkeqëson zbokthin

10.06.2015 10:18

Ndonëse është një gjendje që shkakton stres për miliarda njerëz në botë...

Ndonëse është një gjendje që shkakton stres për miliarda njerëz në botë, ende nuk është e qartë se përsa disa persona vuajnë më shumë nga zbokthi sesa të tjerët.
 
Megjithatë të dhëna të reja tregojnë se një ndër faktorët që mund të ndikojë në përkeqësimin e zbokthit është ajri i ndotur.
 
Sipas një studimi të publikuar nga “DailyMail”, shkencëtarët që po merren me shkaqet që lidhen me këtë gjendje të lëkurës, që prek gati gjysmën e popullsisë, thonë se ndotja e ajrit përkeqëson zbokthin.
 
Ekspertët zbuluan se skalpi i personave që vuajnë nga zbokthi është në mënyrë konstante i sulmuar nga acide, që ndryshojnë kimikisht për shkak të molekulave tepër reaktive të mjedisit.
 
Kjo mund të çojë në irritimin e lëkurës dhe kushtet e favorshme për zhvillimin e zbokthit.
 
Këto të dhëna të reja tregojnë se, shkaqet e zbokthit, janë shumë të komplikuara nga sa besohej.
 
Rreth 15 vite më parë, shkencëtarët zbuluan se shfaqja e tij ndodh natyrshëm në skalpin e njeriut dhe ushqehet nga vajrat që prodhohen nga lëkura, duke e konsideruar si shkakun kryesor për shfaqjen e zbokthit.
 
Por jo të gjithë njerëzit vuajnë nga ky i fundit dhe ata që vuajnë e kanë në grada të ndryshme.
 
Studimi në fjalë hedh dritë mbi të dhëna të reja, që zbulojnë për herë të parë se disa lloje zbokthi lidhen me ambientin që na rrethon.