Botë
Shpërthim i ri në një depo për naftë në Kiev
10.06.2015 10:49
Në një depo për naftë në Kiev, ku me orë të tëra ka qenë nën flakët e zjarrit...

Në një depo për naftë në Kiev, ku me orë të tëra ka qenë nën flakët e zjarrit, në të cilin kanë humbur jetën pesë persona, mëngjesin e sotëm ka jehuar një shpërthim i ri.
"Dëshmitarët okularë thonë se shpërthimi ka jehuar në orën 5:30. Dhjetë njësitë zjarrfikëse dhe ekipet e shpëtimit edhe më tej luftojnë kundër zjarrit", deklaroi një gazetar i TV stacionit ukrainas "112", duke shtuar se është vështirë të vendoset nën kontroll zjarri, sepse rezervoaret me karburante janë njëri afër tjetrit.
Zjarri në depon "BRSM-Naftë", rreth 30 kilometra në jugperëndim të Kievit, ka shpërthyer dje, pas së cilës kanë shpërthyer rezervoaret për karburante.
Deri në mëngjes zjarri ka përfshirë të paktën 16 rezervoare.
Zjarrfikësit kanë arritur të parandalojnë që zjarri të përhapet në pyllin përreth.
Sipas informacioneve më të reja në zjarr kanë humbur jetën pesë persona, ndërsa dhjetë janë lënduar, nga të cilër njëri më rëndë.
Pronarët e depos paraprakisht kanë deklaruar se dyshojnë se zjarri është vënë qëllimisht.
Vlerësohet se në depon për naftë ka deri në 14 mijë tonë naftë./mia
