Botë
Një tërmet mesatar e goditi Greqinë Jugore
10.06.2015 11:01
Një tërmet me intensitet prej 5,3 ballësh sipas Shkallës së Rihterit është regjistruar mbrëmë pas mesnate në rajonin midis ishujve Kasos dhe Kretë...

Një tërmet me intensitet prej 5,3 ballësh sipas Shkallës së Rihterit është regjistruar mbrëmë pas mesnate në rajonin midis ishujve Kasos dhe Kretë, në Greqinë Jugore, kumtoi Instituti sizmologjik i Athinës.
Tërmeti është ndjerë në disa rajone të ishullit Kasos, ndërsa gjithashtu edhe bregdetin juglindor të Kretës.
Epiqendra e tërmetit ka qenë në det 29 kilometra në jugperëndim të Kasosit, në thellësi prej dhjetë kilometrave.
Në rajonin e njëjtë para gjysmë ore ka pasur goditje dytësore me intensitet prej 2,5 gjegjësisht 3,1 ballësh.
Tani për tani nuk ka informacione për viktima eventuale apo dëme të shkaktuara materiale./mia
