Maqedoni
VLEN: BDI po keqpërdor protestën e studentëve
18.05.2026 11:23
Nga VLEN-i akuzojnë BDI-në se po keqpërdorë protestën e studentëve shqiptarë në Maqedoninë e Veriut....

Nga VLEN-i akuzojnë BDI-në se po keqpërdorë protestën e studentëve shqiptarë në Maqedoninë e Veriut.
“Kundër kujt protestojnë fëmijët e funksionarëve të BDI-së? Kundër prindërve të tyre apo kundër pasojave të politikave që vetë BDI i la pas për 22 vite?”, pyesin nga VLEN.
“Sot po shohim një paradoks politik: njerëzit që për vite kontrolluan institucionet, sot përmes fëmijëve të tyre po protestojnë për problemet që vetë nuk i zgjidhën kurrë. Kur BDI kishte ministra, deputetë e pushtet absolut, pse heshtën për këto padrejtësi? Askush nuk është kundër protestës së studentëve. Por, kur kauzat studentore përdoren për rikthim politik të figurave të konsumuara, atëherë qytetarët kanë të drejtë të dyshojnë. Studentët meritojnë zgjidhje, jo manipulim politik.”, thonë nga VLEN.
Ndërkohë bashkëkryetarët e koalicionit VLEN, Bilall Kasami dhe Izet Mexhiti, njoftuan se provimi i jurisprudencës së shpejti do të jetë i disponueshëm në gjuhën shqipe. Këto premtime i dhanë në rrjetet sociale, ku përmes postimeve, të dy udhëheqësit njoftuan një rezultat pozitiv për këtë çështje, megjithëse nuk shpjeguan detaje specifike rreth procedurave ligjore që do të ndiqen.
