Maqedoni
Nesër matura shtetërore, provimi në gjuhën amtare
10.06.2015 16:15
Këtë vit shkollor, për maturë shtetërore janë paraqitur 17643 nxënës...

Prej tyre 8815 nxënës nga gjimnazet, 8550 nxënës nga arsimi i mesëm profesional dhe 278 nxënës nga arsimi i mesëm artistik.
Në përputhje me konceptin për maturë shtetërore, maturë shkollore dhe për provim përfundimtar në arsimin e mesëm katërvjeçar, në Republikën e Maqedonisë nxënësit nga provimet eksterne ju nënshtrohen 3 lëndëve. Lëndë obligative për të gjithë është gjuha amtare.
Më 11 qershor, në të gjitha shkollat e mesme në Republikën e Maqedonisë do të zhvillohet lënda obligative, gjegjësisht gjuhë maqedonase dhe letërsi, gjuhë shqipe dhe letërsi, dhe gjuhë turke dhe letërsi. Provimit gjuhë maqedonase dhe letërsi do t’i nënshtrohen 11359 kandidatë, provimit gjuhë shqipe dhe letërsi do t’i nënshtrohen 5565 kandidatë, si dhe 397 kandidatë do t’i nënshtrohen provimit në gjuhë turke dhe letërsi.
Më 15 qershor në të gjitha shkollat e mesme në Republikën e Maqedonisë do të zhvillohet provimi nga gjuhët e huaja.
Si edhe çdo vit paraprak, edhe këtë vit shumica e maturantëve kanë zgjedhur gjuhën angleze, edhe atë saktësisht 16336 kandidatë. Numri i kandidatëve të cilët janë paraqitur për t’ju nënshtruar provimit në gjuhët tjera është shumë më i vogël. Gjuhë frënge kanë zgjedhur 134 kandidatë, gjuhë gjermane kanë zgjedhur 178 kandidatë, si dhe gjuhë ruse 47 kandidatë.
Më 17 qershor 2626 kandidatë do t’i nënshtrohen provimit në lëndën e matematikës.
Më 19 qershor do të zhvillohet provimi nga lëndët: fizikë, kimi, biologji, biznes, histori, filozofi dhe estetikë. Në lëndën e biznesit do të testohen 4582 kandidatë, në histori 3856 kandidatë, biologji 3654 kandidatë, filozofi 2679 kandidatë, kimi 354 kandidatë, fizikë 119 kandidatë dhe estetikë 204 kandidatë.
Materiali i provimit do të dërgohet në shkollë në ditët kur do realizohet provimi dhe po atë ditë kthehet në Qendrën Shtetërore për Provime.
Të gjitha provimet fillojnë në orën 10:00.
Në procesin e realizimit të maturës shtetërore nëpër shkolla janë angazhuar edhe 2117 mësimdhënës në cilësinë e testuesve dhe rreth 200 mbikëqyrës, përfaqësues të institucioneve kompetente për arsimin në Republikën e Maqedonisë.
