Ekonomi
KRrE: Rritet çmimi i derivateve të naftës
18.05.2026 14:00
KRRE solli vendimin me të cilin bëhet rritja e çmimeve të derivateve të naftës....

Komisioni Rregullator i Energjetikës, solli vendim për përcaktimin e çmimeve më të larta të shitjes me pakicë të derivateve të naftës dhe të lëndëve djegëse të transportit.
Sipas KRrE-së, çmimi i shitjes me pakicë i benzinës ЕUROSUPER BS-95, rritet për 2.00 denarë për litër, kështu që çmimi i shitjes me pakicë i EUROSUPERIT BS-95 është 87.00 den/lit. Çmimet e shitjes me pakicë të benzinës EUROSUPER BS-98 dhe të EURODIZELIT rriten për 2.50 den për litër, në raport me çmimet e shitjes me pakicë të përcaktuara me vendimin e datës 11.05.2026, kështu që çmimi i shitjes me pakicë i EUROSUPERIT BS-98 është 89.00 den/l, ndërsa, çmimi i shitjes me pakicë i EURODIZELIT është 92.00 den për litër.
Sipas vendimit të fundit të Komisionit Rregullator për Energjetikë, çmimi i shitjes me pakicë i vajit Ekstra të Lehtë për Amvisëri ulet për 0.50 denar për litër, kështu që, çmimi i aktual është 93.50 den për litër. Çmimi i shitjes me pakicë i Мazutit rritet për 0.84 den për kilogram, kështu që çmimi i shitjes aktuale është 50.814 den për kilogram.
Komisioni Rregullator i Energjetikës:
“Çmimet më të larta të shitjes me pakicë të derivateve të naftës dhe të lëndëve djegëse të transportit janë:
- - Benzinë motori - ЕUROSUPER BS - 95 – 87.00 (denarë/litër)
- - Benzinë motori - ЕUROSUPER BS – 98 – 89.00 (denarë/litër)
- - Naftë motori - ЕURODIZEL BS (D-Е V) – 92.00 (denarë/litër)
- - Vaj për djegie - ЕKSTRA I LEHTË 1 (ЕL-1) – 93.50 (denarë/litër)
- - Mazut М-1 SU – 50.814 (denarë/kilogram)
Ky vendim, sipas KRrE-së hyn në fuqi në ditën e sjelljes së tij dhe do të zbatohet nga dita e martë. Sipas arsyetimit të KRrE-së, çmimet referente të derivateve të naftës në tregun botëror, në krahasim me përllogaritjen e mëparshme, shënojnë rritje te benzina mesatarisht 4.96% ose për 55.600 dollarë për litër, te nafta rritja është mesatarisht 0.295% ose 3.500 dollarë për litër. Nga ana tjetër, Qeveria ka sjellë vendim për ndryshimin e Vendimit për Përcaktimin e Llojit të Burimeve Energjetike, Periudhës Kohore, si dhe Mënyrës së Përllogaritjes së Akcizës, mundësohet zbatimi i shumave më të ulëta të akcizave për 2.00 den për litër tek EURODIZELI dhe te benzinat EUROSUPER BS-95 dhe EUROSUPER BS-98.
FITIM KRYEZIU
