NBA, Klivlendi luan në finalen e Lindjes

18.05.2026 17:35

Skuadra e Klivlendit, me fitore bindëse në ndeshjen e shtatë të serisë kundër Detroit, siguruan finalen e Konferencës së Lindjes, ku tani i pret përballja me Nju Jorkun për një vend në finalen e madhe të sivjeme të NBA-së...

Cleveland Cavaliers u kualifikuan në finalen e Konferencës së Lindjes pasi në ndeshjen e shtatë gjysmëfinale si mysafirë e mposhtën Detroit Pistons me 125-94.

Kështu Cleveland, eliminoi skuadrën më të mirë të Lindjes, nga pjesa e rregullt e sezonit. 

Donovan Mitchell ishte më efikasi me 26 pikë, ndërsa Evan Mobley e përfundoi ndeshjen me “double-double” prej 21 pikësh dhe 12 kërcimesh. Te Detroiti më i miri ishte Daniss Jenkins me 17 pikë dhe pesë asistime. 

Për Clevelad, kjo është paraqitja e parë në finalen e Lindjes që nga viti 2018 dhe arritja më e madhe në “play-off” që nga sezoni i fundit i LeBron James me këtë skuadër. Cleveland, bartësit e katërt, do të përballen me Neë York Knicks, bartësit e tretë në Konferencën e Lindjes nga sezoni i rregullt.

Seria me shtatë ndeshje ndërmjet këtyre dy skuadrave do nis të martën në Neë York. (Safet Ademi, TVM2)