Basketboll, MZT Aerodrom avanson 1:0 në finale

18.05.2026 17:45

Kampionët aktual në basketbollin vendor e nisën me fitore marshimin drejt titullit të 13-të kampion. MZT Skopje, në ndeshjen e parë të finales lokale e mundën debutuesin Maxhari dhe avansuan me 1:0 në serinë prej 3 fitoreve...

Basketbollistët e MZT Skopje Aerodrom kaluan në epërsi 1:0 në fitore në serinë finale të plejofit, pasi mbrëmë në terren vendas e mposhtën Maxharin me 84:77. Vendimtare ishte çereku i tretë, në të cilin MZT krijoi epërsi dyshifrore dhe gradualisht e kontrolloi lojën deri në fund, pa i lejuar kundërshtarit rikthim serioz.

Te skuadra fituese u dallua Andrej Maslinko me 17 pikë. Në radhët e Maxharit, më i miri ishte Tomi Leëis me 27 pikë dhe 8 kërcime.

Ndeshja e dytë finale e serisë luhet të mërkurën, po në terren të MZT-së, ndërsa kampion do të shpallet skuadra që e para arrin tri fitore në pesë ndeshje. (Safet Ademi, TVM2)