KHF Çair nënkampione, KHF “GJ.Petrov” kampione të vjetra-të reja të Maqedonisë!

18.05.2026 18:00

Tre javë para se të përfundojë zyrtarisht kampionati vendor në hendboll për vajza, skuadra e “Gjorce Petrovit”, ka siguruar titullin kampion, ndërsa skuadrës së Çairit, do ti takojë titulli i nënkampioneve...

KHF “Gjorçe Petrov”, është kampione e vjetër-të re e Maqedonisë në hendboll, duke fituar titullin e 22-të dhe për herë të pestë radhazi.

Skuadra nga paralagjeja  e kryeqendrës  me të njëjtin emër e mposhti Astibon me rezultat 46-24, ndërsa me pikët zyrtare  të mara nga ndeshja kundër Metalurgut nga Autokomanda e Shkupit, matematikisht e kanë siguruar titullin kampion për sezonin 2025/26.

Trofeu për titullin kampion  do j’u dorëzohet në ndeshjen e fundit si vendas kundër Spartakut. Kjo skuadër në përballjen e javës së 25-të të Superligës, e bëri një befasi të madhe pasi e mposhti KFH Çair.

Me një  lojë të shkëlqyer në pjesën e dytë, Spartaku përmbysi rezultatin dhe iu gëzua fitores me 26:21 ndaj tani më  nënkampioneve. 

Tre xhiro para përfundimit të sezonit, matematikisht tashmë dihet se cila skuadër cilën pozitë do të mbajë në renditje.

“Gjorçe Petrov” e siguroi titullin e pestë radhazi kampion, ndërsa vashat nga Çairi, do ta përfundojë sezonin në pozitën e dytë dhe do të mbajnë epitetin e nënkampionit. Pas këtyre dy skuadrave kryesuese në tabelën e  femrave renditen: Vardari, Kumanova, Spartaku, Astibo dhe Pelisteri. (Safet Ademi, TVM2)