Hendboll, Greqia pas 22 viteve mer pjesë në Botëror
Me zhvillimin ndeshjeve të dyta të balotazhit, tani më janë mësuar emrat e përfaqësueseve të kontinetit të vjetër të cilat do të marri pjesë në botërorin e ardhshëm të hendbollit. Greqia pas 22 vitesh pritje do të luajë në një botëror...

Greqia bëri një nga surprizat më të mëdha në eliminatoret europiane për Kampionatin Botëror të Hendbollit për Meshkuj, duke eliminuar Holandën me një rezultat të përgjithshëm 67:60 dhe siguruar kualifikimin për në Kampionatin Botëror që do të mbahet në vitin 2027.
Ky është një sukses historik, pasi Greqia rikthehet në finalet e një Botërori pas plot 22 vitesh. Italia e përmbysi disavantazhin prej tre golash dhe përmes Zvicrës siguroi biletën për Botërorin e hendbollit.
Serbia arriti të “mbijetojë” dhe me humbje minimale të sigurojë kualifikimin në botëror.
Hungaria fitoi me 31-30, por kjo nuk ishte e mjaftueshme për të përmbysur disavantazhin prej dy golash nga ndeshja e parë në Nish.
Në botërorin e vitit të ardhshëm do të debutojnë Ishujt Faroe, të cilët dy herë ishin më të mirë se Bosnja dhe Hercegovina, ndërsa me dy fitore ndaj Malit të Zi në botëror do marrin pjesë edhe sllovenët.
Kualifikim përmes eliminatoreve evropiane siguruan edhe Franca, Spanja, Norvegjia dhe Polonia. Në botëror do të marri pjesë 32 përfaqësuese të ndara në 8 grupe.
Nga tri përfaqësuese të çdo njërit grup kualifikohen në fazën e dytë të garave. Shorti do të hidhet më 10 qershor në Mynih. (Safet Ademi, TVM2)
