Hendboll, Maqedonia u kualifikua në Kampionatin Botëror!
Përfaqësuesja e Maqedonisë në hendboll për meshkuj, vazhdon paraqitjen e saj të një pasnjëshme në garat e mëdha. Këta mbrëmjen e kaluar me fitoren edhe në ndeshjen e kthimit me Sllovakinë, e siguruan pjesëmarjen e tetë të një pasnjëshme në botërorët e hendbollit...

Përfaqësuesja e Maqedonisë në hendboll për meshkuj,në ndeshjen e kthimit e mposhti bindshëm Sllovakinë në balotazh dhe siguroi kualifikimin në Kampionatin Botëror “Gjermania 2027”.
Ky sukses konfirmon vazhdimësinë e pjesëmarrjeve të përfaqësueses së vendit në evente të mëdha të hendbollit, e cila për herë të tetë radhazi do të jetë pjesë e një botërori.
Përfaqësuesja e Maqedonisë, e konfirmoi superioritetin në dy ndeshjet kundër Sllovakisë, duke arritur fitore të përgjithshme 69-47.
Pas triumfit në Presov, të përzgjedhurit e Kiril Lazarovit në ndeshjen kthyese në Shkup, triumfuan me rezultat të lartë 38-23.
Kjo fitore me 15 gola diferencë paraqet suksesin më të madh në historinë e ndeshjeve të balotazhit të Maqedonisë, duke tejkaluar rekordin e mëparshëm kundër Greqisë nga viti 2014.
Kapiteni Kuzmanovski ishte lider në parket me 11 gola të shënuar, ndërsa portierët Nikola Mitrevski dhe Martin Tomovski me pritjet e tyre mundësuan kontroll të plotë të lojës.
Maqedonia do të jetë në vazon e dytë, në përbërje të së cilës do jenë – Franca, Sllovenia, Serbia, Ishujt Faroe dhe Italia. (Safet Ademi, TVM2)
