Kupa e Maqedonisë, Shkëndija – Sileksi luajnë finale për shpëtimin e sezonit
19.05.2026 14:05
Skuadra e Shkëndijës, të mërkurën kundër e Sileksit...

Skuadra e Shkëndijës, të mërkurën kundër e Sileksit, do të përpiqen të arrijnë trofeun e tyre të tretë në Kupën e Maqedonisë, ndërsa për ta kjo finale do të jetë e gjashtë. Po aq finale po luan edhe skuadra nga Kratova, me një trofe më shum të fituar. Shkëndija këtë sezonë e humbi garën për titullin kampion shtetëror me Vardar-in, kështu që tani janë në kërkim te trofeu që do të ishte një ngushëllim i vogël për ta.
“Sipas mendimit tim mendoj se do jetë një ndeshje e bukur sepse Shkëndija si në kampionat edhe në ndeshje evropianeka treguar futboll të bukur dhe ofenziv. Sa i përket pyetjes tuaj për kampionatin nuk do doja të komentoja asgjë për momentin. Tani jemi këtu për kupën. Besoj se do kemi një ndeshje pozitive. Besoj që gjithë futbollistët do japin maksimumin dhe jam i mendimit se futbollistët tanë do na nderojnë dhe do na gëzojnë në ndeshjen e nesërme.”, u shpreh trajneri i Shkëndijës, Jeton Beqiri.
Ndeshja e nesërme ndoshta është më e rëndësishme për ekipin nga Kratova, sepse fitorja përveç trofeut, do t’u sjellë edhe pjesëmarrjen në kualifikimet e Ligës së Konferencës. Shkëndija këtë e ka siguruar përmes kampionatit.
“Absolutikisht kjo është ndeshje e sezonit, sepse sjell dalje në Evropë. Shkëndija është kundërshtar cilësor dhe me përvojë, ndoshta edhe me një avantazh të vogël për shkak të ndeshjeve evropiane që ka zhvilluar. Por, do të përpiqemi t’i shfrytëzojmë të gjitha dobësitë që do të na ofrohen. Do të jetë një ndeshje 50:50, ashtu siç tha Jetoni. Do të vendosin nuansa dhe momente. Uroj një finale të mirë dhe le të fitojë më i miri dhe shpresoj që në do jemi ata dhe do dalim në evropë.”, u shpreh trajneri i Sileksit, Aleksandar Vasovski.
Shkëndija nesër do të jetë e dobësuar për shkak të mungesës së Besart Ibraimi, i cili është i lënduar. Ndeshja është caktuar të zhvillohet në orën 20:00 dhe do të luhet në arenën Arena Todor Proeski në Shkup. (Gazetar: Safet Ademi)
