Maran: Ëndrra jonë është Botëror

19.05.2026 14:07

Italiani Rolando Maran është përzgjedhës i ri i Shqipërisë në futboll....

Italiani Rolando Maran është përzgjedhës i ri i Shqipërisë në futboll. Ai ka dhënë deklaratat e para pas emërimit në krye të Kombëtares kuqezi. Tekniku italian ka folur për objektivat, lidhjen me lojtarët dhe vendimin për të jetuar në Shqipëri, duke theksuar se synimi kryesor mbetet kualifikimi në Botëror dhe ndërtimi i një ekipi konkurrues.
 
“E kam ndjekur nga afër kombetaren shqiptare.Ëndrra juaj dhe e imja është të shkojmë në Botëror, të arrijmë të sjellim rezultatet që të gjithë i dëshirojmë. Me bindje dhe profesionalizëm, me një grup të bashkuar dhe me pak fat, kjo mund të arrihet. Është një skuadër me karakteristika të mira. Duhet të jemi bashkë: një ekip ndërtohet nga lojtarë cilësorë, por edhe nga ata që sakrifikojnë. Ka veçanti në këtë skuadër dhe mund të punojmë shumë mbi to.”, u sjpreh trajneri i ri i Shqipërisë, Rolando Maran.
 
Duka: Objektivat janë Europiani dhe Botërori
 
Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armando Duka gjatë prezantimit të trajnerit të ri të Kombëtares shqiptare, Rolando Maran tha se “objektivat janë të qarta, duam të jemi pjesë e botërorit në 2030-ën”. Ai foli edhe në lidhje me largimin e Sylvinhos, që largohet me konsensus dhe respekt. 
 
“Po nisim me një trajner jo të ri në moshë, por me energjinë e duhur dhe eksperiencën e nevojshme siç është Rolando Maran. Kombëtarja jonë e ka vendosur stekën apo nivelin aty ku dëshirojmë dhe objektivat mbeten vendi i parë në Nations League dhe kualifikimi në Euro 2028 dhe më pas për të qenë pjesë e Botërorit 2030.”, u shpreh presidenti i FSHF-së, Armand Duka.
 
Italiani Maran, 62 vjeç, ka një eksperiencë mbi 20-vjeçare në trajnim mes Serisë A dhe B. Ai ka drejtuar skuadra të ndryshme në Itali, së fundi Breshian. Rolando Maran ka firmosur një kontratë 2-vjeçare deri në vitin 2028 dhe me vete ka marë edhe ndihmësin e tij besnik që e ka shoqëruar kudo. Bëhet fjalë për 56 vjeçarin Kristian Maraner. Emërimi i Maran vjen pas vendimit për të mos rinovuar me ish-trajnerin Sylvinho dhe shënon fundin e një prej kapitujve më të bukur të futbollit shqiptar. Braziliani arriti të ndërtonte një skuadër solide, duke na kualifikuar në Europianin e Gjermanisë me një rrugëtim fantastik. (Gazetar: Safet Ademi)