NBA, San Antonio fiton finalen e parë ndaj Oklahomës
19.05.2026 14:12
San Antonio Spurs kanë fituar ndeshjen e parë të finales së Konferencës së Perëndimit në NBA...

San Antonio Spurs kanë fituar ndeshjen e parë të finales së Konferencës së Perëndimit në NBA, duke mposhtur në transfertë Oklahoma City Thunder me rezultatin 122-115 pas dy kohëve shtesë. Heroi absolut i takimit ishte Victor Wembanyama, i cili zhvilloi një performancë të jashtëzakonshme. Francezi e mbylli sfidën me 41 pikë dhe 24 kërcime, duke u bërë basketbollisti më i ri në historinë e NBA-së, me një “double – double” me spaku 40 pikë e 20 kërcime.
Tek Oklahoma City Thunder, më i miri i sezonit të regullt të ligës Shai Gilgeous-Alexander, ndeshjen e përfundoi me 24 pikë e 12 kërcime, ndërsa më efikasi ishte Jalen Williams me 26 pikë. Me këtë fitore pas dy kohave shtesë në transfertë San Antoni Spurs marrin avantazhin 1-0 në serinë finale të Perëndimit. Ndeshja e dytë do të luhet të mërkurën po ashtu në Oklahoma City. (Gazetar: Safet Ademi)
