Botë

Irak, 28 të vrarë në Bagdad

10.06.2015 12:16

Shpërthimet me bomba kanë vrarë të martën 28 persona në dhe përreth Bagdadit...

Policia ka thënë se sulmi më vdekjeprurës ka ndodhur në Rrugën e Palestinës, në lindje të Bagdadit, duke vrarë 10 veta, përfshirë tri gra.

Qeveria e Irakut është në luftë me militantët e “Shtetit Islamik” (IS), të cilët kanë pushtuar territore të mëdha të këtij vendi, ashtu si edhe të Sirisë.

Shtëpia e Bardhë është duke konsideruar dërgimin e 1,000 trajnerëve dhe këshilltarëve shtesë për të ndihmuar forcat irakiane në luftën kundër IS-it.