Botë
Mitrovicë, nderohet heroi kombëtar, Isa Boletini
10.06.2015 12:21
Kuvendi Komunal i Mitrovicës ka nderuar heroin, Isa Boletinin, duke mbajtur një seancë solemne në mëngjesin e sotëm...

Kuvendi Komunal i Mitrovicës ka nderuar heroin, Isa Boletinin, duke mbajtur një seancë solemne në mëngjesin e sotëm.
“Përmes rivarrimit të eshtrave të gjeneralit, Isa Boletini, po korrigjohet pjesa e historisë në të cilën u bë padrejtësi në këtë drejtim, dhe kjo është amaneti i gjeneratave të mëhershme ndaj nesh, të cilët nuk e patën fatin që ta bëjnë këtë gjë”- ishte kjo porosia e cila u përcoll nga të pranishmit në ceremoninë e mbajtur në Mitrovicë.
Edhe kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, tha fjalë të mëdha për heroin, Isa Boletini.
“Jemi të gjithë sot këtu me një barrë të madhe, sepse mes dhimbjes dhe krenarisë dërgojmë sot mesazh para shqiptarëve dhe botës se Mitrovica me dinjitet do ta presë dhe përcjellë heroin pa krijuar asnjë incident. Sot Mitrovica pas 100 viteve e ka djalin e tij në tokën e vet”- tha Veseli.
