Finalja e Kupës së Maqedonisë në RTVM, të dyja skuadrat e duan trofeun
20.05.2026 15:22
Mbrëmja e sotme do të sjellë një nga sfidat më të shumëpritura të sezonit në futbollin vendor...

Mbrëmja e sotme do të sjellë një nga sfidat më të shumëpritura të sezonit në futbollin vendor, finalen e Kupës së Maqedonisë për sezonin 2025/2026 mes Shkëndijës dhe Sileksit. Kjo do jetë finalja e 34-të, e kësaj gare e cila pritet të jetë një finale plot rivalitet dhe emocione, ku dy skuadrat do të përballen për të parën her në finale. Shkëndija në pesë finalet e luajtura ka triumfuar në vitin 2016 dhe 2018-të, ndërsa në finalen e para 6 viteve u mund nga Makedonija Gj.P.
“Shkëndija gjithmonë në fillim të sezonit, për tre objektiva.Për paraqitje sa më të mirë në evropë, kampionat dhe kupë.Paraqitjet në evropë ishin spektakolar. Në kampionat ishim deri në moment të fundit në garë për titull.Kemi finale që për ne si klub, si qytet si tifozeri për të gjith bashkë është ndeshje e rëndësishme dhe shpresoj që në fund ne ta marrim si ndeshje.”, u shpreh Arbin Zejnullai, kapiten i Shkëndijës
Për skuadrën e Sileksit, kjo do jetë finalja e 6-të, ku kanë tri fitore prej të cilave dy në vitet e 90-ta, ndërsa të fundit në 2021-tën kur në penalti e mundën Brerën.
“Na pret një ndeshje super interesante mes dy skuadrave më të mira në vend. Përfundimisht këto janë 90 minutat më të rëndësishme të Sileksit, për këtë vit. Respektojmë kundërshtarin, por besojmë shum në cilësinë tonë dhe shpirtin e ekipit. Shpresoj të kemi një finale korrekte dhe të shkëlqyeshme dhe në fund tifozët tanë të gëzohen.”, u shpreh Darko Angjeleski, kapiten i Sileksit
Kjo është finalja e parë në histori mes këtyre dy ekipeve, ndërsa gjat historisë kanë zhvilluar 59-t përballje të zhvilluara mes tyre. Shkëndija ka regjistruar 36 fitore, ndërsa 14 sfida janë mbyllur në barazim dhe 9 janë fituar nga Sileksi. Shkëndija kryeson gjithashtu edhe për sa i përket golave të shënuar, me 116 gola kundrejt 53 të Sileks-it. Të dyja skuadrat vijnë në këtë duel, pasi eleminuan nga gara në gjysmëfinale dy skuadrat e Ligës së Dytë, Shkëndijën e Haraçinës gjegjësisht Ohrin. Finalja do të luhet në stadiumin “Todor Proevski”, duke nisur nga ora 20:00. Finalen e Kupës së Maqedonisë mund ta ndiqni drejtpërdrejt dhe ekskluzivisht në kanalet e RTVM-së. (Gazetar: Safet Ademi)
