Arsenali kampion i Anglisë pas 22 vitesh

20.05.2026 15:25

Pas plot 22 viteve, Arsenali i gëzohet titullit të premierligës, i 14-ti në histori të klubit...

Pas plot 22 viteve, Arsenali i gëzohet titullit të premierligës, i 14-ti në histori të klubit. ”Topçinjtë”  festuan titullin një ndeshje para fundit, pasi Manchester City u ndal me barazim 1-1 nga Bournemouth. Cityt i duhej fitorja për të mbetur në garë, por skuadra e Pep Guardiolas nuk ja doli të mbaj hapin, duke konfirmuar Arsenalin kampion për herë të parë pas 22 vjetësh.
 
Fishkëllima e përfundimit të ndeshjes Bournemouth – Manchester City, solli shpërthim brohoritjesh në baret në gjithë Londrën veriore dhe tifozët e Arsenalit festuan momentin. Po ashtu festë pati edhe në qendrën stërvitore të “topçinjve”.