Botë

Shtëpia e Bardhë, evakuohet Dhoma e Konferencave

10.06.2015 12:27

Shërbimi Sekret i Shteteve të Bashkuara ka thënë se dhoma e konferencave e Shtëpisë së Bardhë është evakuuar të martën, për shkak të një kërcënimi me bombë...

Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Josh Earnest, ka thënë se presidenti, Barack Obama, nuk është evakuuar.

Zonja e Parë, Michelle Obama, dhe dy vajzat e saj kanë qenë pranë në banesën e Shtëpisë së Bardhë dhe po ashtu nuk janë zhvendosur.

Zyrtarët e Shërbimit Sekret kanë ndërprerë një konferencë të drejtpërdrejtë dhe kanë evakuuar Dhomën e Konferencave, James S. Brady. Pas 20 minutave, gazetarët janë lejuar të rikthehen në Dhomë, pasi zyrtarët e Shërbimi Sekret në vendin e ngjarjes kanë thënë se çdo gjë është e sigurt.