Portieri 43-vjeçar në ekipin e Skocisë

20.05.2026 15:34

Portieri 43-vjeçar, Craig Gordon, është përfshirë në ekipin e Skocisë për Kupën e Botës 2026...

Portieri 43-vjeçar, Craig Gordon, është përfshirë në ekipin e Skocisë për Kupën e Botës 2026. Gordon do të bëhet lojtari i dytë më i vjetër në historinë 96-vjeçare të Kupës së Botës, nëse do të paraqitet në Botërorin që mbahet në SHBA, Meksikë dhe Kanada. Portieri i Egjiptit, Essam El Hadary, ishte 45-vjeçar kur luajti në Kupën e Botës 2018. Për Skocinë nga viti 2004 e tutje ka zhvilluar 83 ndeshje.
Ronaldon luan në Botërorin e gjashtë
 
Legjenda e futbollit portugez Cristiano Ronaldo, do të bëhet lojtari i parë që do të marrë pjesë në gjashtë kampionate botërore, pasi trajneri Roberto Martinez e përfshiu në listën prej 26 lojtarësh për Kupën e Botës që do të mbahet në SHBA, Meksikë dhe Kanada nga 11 qershori deri më 19 korrik. Ronaldo, i cili mbushi 41 vjeç në shkurt, është rekordmen botëror për numrin e paraqitjeve me kombëtaren. Deri më tani ai ka përfaqësuar Portugalinë 226 herë dhe është gjithashtu rekordmen botëror për numrin e golave me një kombëtare, me 143 gola.