Lidhja Shqiptare e Prizrenit, tubimi që formoi ndërgjegjen kombëtare
Shqiptarët përkujtojnë sot një ndër tubimet më të rëndësishme të kombit shqiptar...

137 vjet më parë, më 10 qershor 1878, filloi organizimi dhe themelimi i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, një ndër lidhjet më të organizuara politike gjithëkombëtare pas Kuvendit të Lezhës.
Lidhja Shqiptare e Prizrenit kishte si qëllim çlirimin dhe ruajtjen e territoreve shqiptare nga hegjemonizmi sllav dhe ai grek. Lidhja Shqiptare e Prizrenit pati karakter gjithëkombëtar, kryengritjet ishin ato që karakterizuan këtë epokë.
Lidhja shërbeu për të krijuar vetëdije për gjuhën shqiptare dhe formoi ndërgjegjen kombëtare. Por, megjithëse lidhja arriti të bashkojë shqiptarinë, nuk arriti dot të parandalojë copëtimin e trojeve shqiptare. Por, gjithsesi mbeti në histori, si kushtrimi më i madh për bashkim të cilën e mbështetën të gjithë shqiptarët.
