Kupa e Maqedonisë, Sileksi fiton trofeun e katërt

21.05.2026 18:57

Futbollistët e Sileksit e fituan Kupën e Maqedonisë...

Futbollistët e Sileksit e fituan Kupën e Maqedonisë pasi mbrëmjen e kaluar, në finalen e zhvilluar në Shkup, mposhtën Shkëndijën me rezultat 1:0. Për skuadrën nga Kratova ky është trofeu i katërt në garën e Kupës, pasi më parë kishin triumfuar në finalet e viteve 1994, 1997 dhe 2021.

Fituesi u vendos në minutën e 71-të, kur pas një kundërsulmi të Darko Dodev, sulmuesi boshnjak Adi Aliq u gjend në vendin e duhur dhe tundi rrjetën kundërshtare.

Deri në fund të ndeshjes, Shkëndija u përpoq të barazonte, por Sileksi arriti të mbrohej dhe kështu ia doli të fitojë këtë finale që ishte e gjashta në historinë e kësaj skuadre. Me fitimin e trofeut, Sileksi u barazua me Rabotniçki me nga katër trofe secili, ndërsa Shkëndija mbeti me dy kupa të fituara në garën më masovike të futbollit vendor.

Dy skuadrat finalist Sileksi si fitues i Kupës dhe Shkëndija, si nënkampion në sezonin e ardhshëm do të luajnë në kualifikimet për  Ligën e Konferencës së UEFA-së. (Safet Ademi, TVM2)