NBA-“Play Off”, Oklahoma fiton finalen e dytë ndaj San Antonios

21.05.2026 19:25

Kampionët aktual të NBA-së, Oklahoma City Thunder...

Kampionët aktual të NBA-së, Oklahoma City Thunder në ndeshjen e dytë të finales së Konferencës Perëndimore barazuan serinë në 1-1 ndaj San Antonio Spurs, pasi fituan në shtëpi me rezultat 122-113.

Deri te fitorja i udhëhoqi MVP-ja Shai Gilgeous-Alexander, i cili e përfundoi ndeshjen me 30 pikë. Edhe gjashtë lojtarë të tjerë patën paraqitje me pikë dyshifrore.

Mbrojtja e Oklahomës arriti ta ndalë yllin e  San Antonio Spurs, Victor Ëembanyama, i cili realizoi 21 pikë, 17 kërcime. Shënuesi më i mirë për San Antonion ishte Stephon Castle me 25 pikë.

Thunder nuk ishte në disavantazh pas çerekut të parë, megjithëse ndeshja u vendos vetëm në minutat e fundit. Në 19.7 sekonda para fundit Alex Caruso me një depërtim e vulosi fitoren. Tashmë seria zhvendoset në fushën e San Antonios, ku do të zhvillohen dy përballjet e ardhshme, që pritet të jenë vendimtare për ecurinë e finales në Perëndim. (Safet Ademi, TVM2)