Sedloski i befason të gjithë, 5 debutues për miqësoret radhës

21.05.2026 20:08

Trajneri i përfaqësueses së Maqedonisë, Goce Sedlloski...

Trajneri i përfaqësueses së Maqedonisë, Goce Sedlloski publikoi listën me 27 futbollistët që do të ketë në dispozicion për dy ndeshjet miqësore të majit kundër Bosnjës dhe Turqisë, duke bërë ndryshime të mëdha nga skuadra që mbylli eliminatoret e Botërorit 2026. Trajneri Sedllovski, vendosi të bëjë ndryshime në përbërjen e përfaqësueses dhe tju jep gjasa forcave të reja dhe në të ka 5 debutues dhe plotë 7 futbollist që luajnë në kampionatin vendor. 

Nga debutuesit bie në sy, ftesa e sulmuesit dhe kapitenit të Vardarit, Azer Omeragiç që është edhe një nga shtatë të ftuarit nga kampionati vendor.

“Ju kam bërë thirje 27 futbollistëve, prej të cilëve 7 nga kampionati vendor. Shumë futbollist nuk pranuan ftesën për shkak të lëndimeve dhe janë në fund të kampionatit. Po ashtu edhe ata që nuk janë në listë janë me ne këtu. Desha të provoj disa të rinjë, pasi shum shpejtë do të vijnë ndeshjet për Ligën e Kombeve dhe këtë listë e definova me këta futbollist.” – deklaroi trajneri i përfaqësueses futbollistike të Maqedonisë, Goce Sedlloski.

Maqedonia në ndeshjen e parë me dy vendet pjesëmarëse në botërorin e këtij viti, me 29 maj në Sarajevë, do të përballet me Bosnjën e Hercegovinën, ndërsa me 1 qershor në Stamboll do përballet me Turqinë. 

Grumbullimi i përfaqësueses është caktuar për 25 maj në Shkup. (Safet Ademi, TVM2)