Maqedoni

Qendër e re ditore për persona me pengesa intelektuale

10.06.2015 14:05

Ministri i Punës dhe Politikës Sociale, Dime Spasov dhe kryetari i Qytetit të Shkupit...

Ministri i Punës dhe Politikës Sociale, Dime Spasov dhe kryetari i Qytetit të Shkupit, Koce Trajanovski sot e lëshuan në përdorim Qendrën ditore për persona me pengesa intelektuale mbi 18-vjeç.
 
Është locuar në lagjen Kapishtec, midis Agjencisë për punësim dhe Qendrës për ortotikë dhe protektikë "Sllavej".
 
Qendra është rezultat i partneritetit midis Qendrës republikane për mbështetjen e personave me pengesa intelektuale "Poraka", Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale dhe Qytetit të Shkupit.
 
Ministri Spasov njoftoi se kanë ndihmuar me sigurimin e objektit dhe rinovimin deri sa të funksionojë.
 
"Kjo Qendër do të jetë mbështetje për prindërit e personave me pengesa intelektuale dhe formë e shkëlqyer e mbrojtjes jashtëinstitucionale dhe marrjen nën përkujdesje të këtyre fëmijëve. Dita e tyre do të plotësohet me përmbajtje dhe programe të rëndësishme të cilat do t'ju ndihmojnë çdo ditë t'i zhvillojnë aftësitë e tyre dhe të ballafaqohen me jetën e përditshme", tha Spasov.
 
Ai sqaroi se e mbështesin "Porakan" dhe shtoi se sivjet janë ndarë rreth 9,4 milionë denarë për të gjitha qendrat ditore të cilat janë degë e tyre, si dhe për realizimin e programit të tyre vjetor dhe të gjitha aktiviteteve në Maqedoni.
 
"Prej këtyre mjeteve kemi ndarë 500 mijë denarë për furnizimin e pajisjeve shtesë të cilat u nevojiten personave me pengesa intelektuale", tha Spasov.
 
Ministri paralajmëroi se gjatë këtij viti është planifikuar hapje e qendrave të reja ditore për fëmijë me pengesa në shtet, në Manastir, Veles, Shtip, Koçan, Valandovë, Likovë dhe Ohër. Potencoi se është duke u punuar në rikonstruimin e objekteve dhe pajisjen e tyre në bashkëpunim me më shumë komuna.
 
Trajanovski sqaroi se kjo është qendra e dytë për persona me pengesa intelektuale mbi 18 vjeç. Sipas tij, personave do t'u mundësohet këtu ta kalojnë ditën, të kenë projekte të mëvetësishme dhe grupore dhe punë me prindërit.
 
"Deri më tani e kemi financuar Qendrën për persona me pengesa intelektuale të locuar në Aerodrom me 2 milionë denarë në vjet. Ndërsa këtë qendër Qyteti i Shkupit çdo vit, në fillim do ta financojë me 400 mijë denarë", tha Trajanovski.
 
Çedomir Trajkovski, kryetar i Qendrës republikane për mbështetjen e personave me pengesa intelektuale "Poraka" kumtoi se ideja për këtë qendër është që para dy viteve e gjysmë kur, siç tha, në mënyrë të përbashkët kemi vlerësuar se Qendra ditore në Aerodrom nuk i kënaqe nevojat e qytetit dhe se ka nevojë për edhe një apo më shumë qendra ditore për persona të këtillë.
 
Qendrën ditore me pajisje e ndihmuan Telekomi i Maqedonisë dhe T - Mobile Maqedoni përmes një donacioni prej 11 mijë euro, të siguruara gjatë Maratonës së Shkupit 2014. Qendrën do të mund ta vizitojnë rreth 20 persona./mia