Maqedoni
QSHP: Për maturën shtetërore janë paraqitur 17.643 kandidatë
10.06.2015 14:49
Provimet eksterne nga matura shtetërore në vitin akademik 2014/2015 do të mbahen prej nesër e deri më 19 qershor...

Qendra Shtetërore për Provime njoftoi se këtë vit janë paraqitur 17 643 nxënës. Nga këto, 8815 janë nga gjimnazi, 8550 nga arsimi i mesëm profesional dhe 278 nga arsimi i mesëm i artit.
Në të gjitha shkollat e mesme në Maqedoni nesër do të mbahet testi në gjuhën amtare (maqedonisht, shqip ose turqisht) dhe literaturë, e cila është lëndë e detyrueshme e maturës shtetërore.
Nga gjuha dhe letërsia maqedonase do të testohen 11.359 kandidatë, 5.565 nga gjuha shqipe dhe letërsi, si dhe 397 nxënës nga gjuha dhe letërsia turke.
Më 15 qershor do të mbahet provimi në gjuhë të huaja. Këtë vit shumica e maturantëve kanë zgjedhur provimin në gjuhën angleze (16.336). Për gjuhën franceze janë paraqitur 134 kandidatë, për gjermanisht 178 dhe për rusisht 47 kandidatë.
Më 17 qershor do të mbahet testi i matematikës, për të cilin janë paraqitur 2.626 kandidatë.
Më 19 qershor do të mbahen testimet: fizikë, kimi, biologji, biznes, histori, filozofi dhe estetikë. Nga lënda e biznesit do të testohen 4.582 kandidatë, nga historia - 3.856, nga biologjia - 3.654, nga filozofia - 2.679, nga kimia - 354, nga fizika - 119 dhe nga estetika - 204
Në të gjitha ditët testimi do të fillojë në orën 10.
"Materiali i testimit është dorëzuar në shkolla dhe kthehet në Qendrën Shtetërore për Provime të njëjtën ditë kur edhe realizohet testimi. Në procesin e realizimit të maturës në shkolla janë angazhuar 2.117 arsimtarë si testatorë dhe rreth 200 vëzhgues përfaqësues nga institucionet përgjegjëse për arsimin në Republikën e Maqedonisë", kumtoi QSHP.
Rezultatet paraprake të provimeve nga testimet ekterne të kandidatëve do të jetë në dispozicion brenda 30 ditëve nga data e zbatimit të testit të fundit ekstern./mia
