Drulloviç dhe Ibraimi optimistë para takimit me Sllovakinë

10.06.2015 15:06

Një ditë para nisjes për në Sllovaki, ku gjatë ditës së diel do të zhvilloj ndeshjen e ardhshme kualifikuese, seleksionuesi i Maqedonisë, Lubinko Drulloviç, është I mendimit se në këtë sfidë ekipi nuk do të dal me flamur të bardhë, por përkundrazi duke besuar në vete dhe kualitetet e kolektivit...

“Ndeshja ndaj Sllovakisë është shumë e vlefshme për ne, pasi e nisim pjesën e dytë të kualifikemeve ndaj favoritit Sllovakisë. Kundërshtari është shumë kualitativ, pasi ka pesë fitore në poaq ndeshje dhe me plotë meritë gjendet në vendin e parë. Por, kjo nuk do të thotë se ne në Zhilina udhëtojmë pa ambicje, përkundrazi. Mendoj që kemi kaluar shumë mirë në këto mini përgatitje. Kemi lojtarë që mund të luajnë ndaj skuadrave të forta dhe nga ata pres që të janë në nivel sa më të lartë”, është shprehur Drulloviç.

Sllovakia në letër është favorite, por kjo nuk do të thotë se ne atje shkojmë me flamur të bardhë, ishte i mendimit edhe Agim Ibraimi.

“Me seleksionuesin e ri, është krijuar një atmosferë e re në reprezentacionin e Maqedonisë. Me lojë kompakte dhe disiplinë në mbrojtje, mendoj se do të kthehemi me rezultat pozitiv nga Sllovakia. E dijmë se Sllovakia në letër është favorit, por kjo nuk do të thotë se atje shkojmë me letër të bardhë”, ka thënë Ibraimi.

Ndeshja kualifikuese për Europianin e Francës vitin 2016, mes Sllovakisë dhe Maqedonisë, do të zhvillohet të dielën me fillim në orën 20 e 45. (Mustafa Ademi, TVM2)