Maqedoni
Aktivitete për Lidhjen e Prizrenit, Avzi Mustafës i ndahet çmimi “Ali Vishko”
10.06.2015 15:39
Shoqata për Kulturë dhe Art, “Tradita”, në vazhdë të aktiviteteve për 137 vjetorin e Lidhjes së Prizrenit...

Shoqata për Kulturë dhe Art, “Tradita”, në vazhdë të aktiviteteve për 137 vjetorin e Lidhjes së Prizrenit, promovoi librin “Veprimtaria Arsimore dhe Shkencore e Profesor Ali Vishkos”.
“Ky libër përmbledh studime profilesh të ndryshme mbi punën mendore të një personaliteti të çmuar të botës shkencore dhe arsimore shqiptare sikurse është profesori ynë”- deklaroi prof.doc. Salajdin salihu.
Shoqata “Tradita”, me këtë rast i ndau prof.dr.Avzi Mustafës çmimin “Ali Vishka” për kontributin e dhënë për gjuhën dhe letërsinë shqiptare vite me radhë.
“Ky çmim jepet në çdo përvjetor të Lidhjes së Prizrenit dhe i njëjti ju ndahet personaliteteve me kontribute të larta, të dhëna shkencore për kulturën tonë dhe historinë tonë kombëtare”- tha kryetari i Shoqatës për Kulturë dhe Art, “Tradita”, Selam Sulejmani.
“Unë kam marrë shumë çmime të tjera, që kam qenë në fokus të opinionit, po ky çmim është diçka më i dashur, më i përzemërt, për arsye se unë marr një çmim të doajenit të historisë shqiptare në Maqedoni e më gjerë”- u shpreh fituesi i çmimit “Ali Vishko”, prof.dr. Avzi Mustafa.
Aktivitet e Shoqatës për Kulturë dhe Art, “Tradita”, do të vazhdojnë edhe me përkujtimet e datave të tjera të rëndësishme të historisë shqiptare.
VISAR SADIKI
