Hapet “Akua Parku” në Shkup
Bëhuni gati, “Aqua Parku” është hapur për vizitorët...

Parku më zbavitës i verës punon në kuadër të Qendrës Sportive “Boris Trajkovski në Shkup dhe prej të mërkurës do të jetë i hapur çdo ditë prej orës 10 deri në orën 20. Për sigurinë e vizitorëve do të kujdesen 36 pjesëtarë të ekipeve të shpëtimit nga Kryqi i Kuq.
“Bileta do të kushtojë 300 denarë, ndërsa këtë vit do të ofrohet edhe pako familjare për 4 persona për 1000 den.. Bileta për fëmijë nën moshën 13 vjeçare do të jetë 200 den., ndërsa bileta për fëmijët nën moshën 4 vjeçare do të jetë falas. Për vizita grupore do të ketë lirim deri në 30%”- deklaroi drejtori i “Aqua Parkut”, Zdravko Pirevski.
Në sipërfaqe prej 12.000 metrash katrorë janë ndërtuar 10 toboganë, pishinë për fëmijë, pishinë me valë, lumi dembel, ndërtesë administrative me restorant, tre kafe-bare, nyje sanitare, zhveshtore dhe ndihmë e parë. Nën objekt ka sistem bashkëkohor për filtrimin e ujit. Bashkë me pishinat e tjera në Shkup, “Akua Parku” është mundësi e mirë për t’i ikur të nxehtit të verës. (Rejhane Bushi-Metaj, TVM2)
