Hendboll, Vardari zyrtarisht është kampion

28.05.2026 12:30

Pas tre viteve dominim të Eurofarm Pelisterit nga Manastiri...

Pas tre viteve dominim të Eurofarm Pelisterit nga Manastiri, titulli i kampionit në hedboll për meshkuj rikthehet sërish në kryeqendër! 

Skuadra e Vardarit, titullin e kampionit e kishte siguruar që më herët, por atë vendosën ta festojnë në ndeshjen e fundit me Butelin. Kjo ndeshje duhej të luhej në paralagjen e kryeqendrës me të njëjtin emër, skuadra  e Butelit, u pajtua me kërkesën e Vardait dhe ndeshja u zhvillua në fushën e kampionëve të ri.

Qëllimi kryesor ishte që “kuqezinjtë” trofeun ta ngrenin lart para tifozëve të vet.

Gjatë pjesës më të madhe të takimit u zhvillua një luftë e barabartë, por në fund hendbollistët Vardarit, e rritën ritmin dhe iu gëzuan fitores 36:34, që ishte fitorja e 30-të këtë sezon.

Më efikasët te skuadra fituese ishin Mitroviq dhe  Kavada me nga gjashtë gola, ndërsa te Buteli u dalluan Mihajlloviq dhe Uzunçev me nga tetë gola secili.

Për skuadrën e Vardarit, është ky titulli i 17-të kampion vendor. (Safet Ademi, TVM2)